Reagon familja e Haki Imerit: U bashkuan të gjithë por është vonë për “Gjarprin”, Gjykata Speciale...

Aktuale

Reagon familja e Haki Imerit: U bashkuan të gjithë por është vonë për “Gjarprin”, Gjykata Speciale...

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:01
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit i cili është vrarë menjëherë pas lufte dhe vrasësit e tij nuk u zbuluan kurrë, kanë reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, kjo familje thotë se votëbesimi kundër Qeverisë u bë për shkak të Gjykatës Speciale, por tash është vonë për presidentin Hashim Thaçi.

Kjo familje shkruan se, Gjykata Speciale është duke i trajtuar aktakuzat në Hagë.

Familja Imeri thotë se u bashkuan të gjithë për të shpëtuar Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale, por ky veprim është i vonuar.

Postimi i plotë:

-Preteksti i vertete i mocionit te votebesimit kunder Qeverise ka te beje me Gjykaten Speciale , por tash eshte vone per Gjarperin e Panistet tjeter se nuk mund ti shpetojne nga aktaakuzat per krime aty ku preke mandati i kesaj Gjykate. Aktakuzat jane duke u trajtuar ne Gjykate, dhe Albin Kurti pati nje qasje korrekte ndaj Gjykates Speciale dhe kjo eshte pse i ka penguar me se shumti daret e krimit.

-Pronto-Pani Skenda, Isa dhe Gima u bashkuan si okulte qe ta shpetojne Hashim Thacin nga Gjykata Speciale, por ky veprim i tyre eshte i vonuar. Albin Kurti eshte i rryer dhe i avancuar karshi don kishotve e sanqo panqove te politikes nentokesore qe synon te sakrifikoje Kosoven per interesa te ca krimineleve te luftes dhe paqes(Shikut,Panit).

-VV fitoren e ka te sigurte.Cdo perfolje per antiamerikanizem eshte mashtrim dhe justifikim sa per te rrezuar Albin Kurtin.Nje duhet te kuptohet qarte se per 20 vite sa LDK-ja ishte here ne pushtet here jashte pushteti 4 here kishte ministrine e brendshme as nje sherbim nuk ia beri drejtesise qe te zbardhen krimet politike te antareve te saj...CoronaVirusi do te merr viktima tjera ne Kosove por veprimet e Gjykates Speciale nuk do te pengohen, kete e kane te qarte daret e krimit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat