Gani Geci vjen me një propozim: Ja si të bëhet Qeveria, të ndërrohen rolet e këtyre tre personave

Aktuale

Gani Geci vjen me një propozim: Ja si të bëhet Qeveria, të ndërrohen rolet e këtyre tre personave

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:31
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një propozim se si të formohet Qeveria dhe me çfarë plan programi të punohet.

Geci propozon që të punohet me këtë planin qeverisë së Qeverisë Kurti, por që të ndërrohen rolet e tre personave të ekzekutivit.

Geci në shkrimin e tij të publikuar në Facebook, shkruan se marrëveshja LDK-LVV të zbatohet në përpikmëri, por të ndërrohen tri pozicionet kushtetuese dhe të ecim përpara.

Sipas tij, tash kryeministri duhet t’i takoj LDK-së, marrëveshja të mbetet e njëjtë dhe të ndërrohet pozicionet siç kërkon LDK-ja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq duke pasur parasysh rrjedhën e djeshme të situatës politike se dhe votimin e mosbesimit nga Kuvendi i Kosovës të Qeverisë Kurti ekziston edhe një mundësi për ecjen përpara.

Duke ditë se partitë tona politike LDK dhe LVV fituese të zgjedhjeve gjatë fushatës elektorale kanë garua në sloganin kurrë me PDK dhe vendimet e Këshillave të Përgjithshëm të partive LDK dhe LVV për zgjedhjet e 6 tetorit vështirë me u thye nga dy partitë pa u kthye te sovrani.

Duke pasur parasysh deklarimin e mbrëmshëm të kryetarit Isa Mustafa si dhe aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese për propozimin e mandatarit ka te drejt partia fituese e zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh që Albin Kurti nuk mund të kërkoj mandat të dytë në bazë të kushtetutës sepse Albin Kurti nuk diti ta menaxhoj politikën e jashtme politikat qeveritare ndërpartiake.

E ka menaxhua mirë politiken populliste menaxhim popullist që nuk do të thotë menaxhim politik sepse rreth Kosovës sillen edhe shumë faktorë tjerë

Propozoj që marrëveshja LDK -LVV të zbatohet në përpikmëri e njëjta por vetëm të ndërrohen 3 pozicionet kushtetuese dhe të ecim tutje se nuk kemi mundësi tjera në këto kohëra kur jemi me pandemi globale.

Pra Kryeministri t’i takoj LDK dhe marrëveshja të mbetet e njëjta vetëm të ndërrojnë pozicionet ashtu siç i kërkonte LDK në fillim LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat