Albin Kurti ka popullin pas vete, “bombardohet” me komente pozitive pas rrëzimit të Qeverisë - ja çka i shkruajnë qytetarët

Aktuale

Albin Kurti ka popullin pas vete, “bombardohet” me komente pozitive pas rrëzimit të Qeverisë - ja çka i shkruajnë qytetarët

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:45
Albin Kurti

Qytetarët janë aktivizuar më shumë se kurrë pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit mbrëmë.

Kurti sot në një postim në Facebook, ka konfirmuar se do të vazhdojë të punojë si kryeministër në detyrë, për ta luftuar pandeminë e Koronavirusit.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh”, ka shkruar ai ndër tjerash, duke paralajmëruar rikthimi e tij.

Ky postim i Kurtit, ka marr rreth 70 mijë pëlqime dhe mbi 10 mijë komente.

Pothuajse të gjithë komentuesit, i kanë dal në përkrahje Kurtit, të cilit i kanë premtuar se do të fitojnë edhe më bindshëm në zgjedhjet e reja./BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat