Dushi: Kufizimet e lëvizjes nga Qeveria s’kanë asnjë kuptim, të ndryshohen

Aktuale

Dushi: Kufizimet e lëvizjes nga Qeveria s’kanë asnjë kuptim, të ndryshohen

Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:45
Florian Dushi

Zëvendësministri në detyrë, Florian Dushi ka kritikuar qeverinë e Kosovës për masat e ndërmarra lidhur me kufizimin e lëvizjes në orare të caktuara.

Dushi ka shkruar në Facebook se masat apo orari për ndalim duhet që të ndryshohet.

Kjo sipas tij, sepse deri më sot ky orar nuk ka dhënë efekte.

“Masat, saktësisht, orari i ndalim – qarkullimit duhet të ndryshohet.

Orari 06:00 – 10:00 dhe 16:00 – 20:00 nuk ka asnjë kuptim sepse siç kemi pasur mundësi ta shohim deri më sot, ky orar ka dhënë efekte të kundërta (po shkakton grumbullimin e njerëzve) me qëllimin për të cilin janë vënë këto ndalesa”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat