Sociologu e profesori universitar, Fadil Maloku, përmes një shkrimi thotë se plani për ndarje të Kosovës, është e ditur që nuk ‘banon’ në Amerikë, por në Ballkan.
Maloku, lidhur me ketë çështje në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë edhe tri argumente, përcjell gazeta “Bota sot”.
Sipas profesorit, planin për ndarjen e Kosovës e ka presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.
Ja shkrimi i tij:
Plani për ndarje të Kosoves, është e ditur që nuk "banon" në Amerikë por në Ballkan!
1. Administrate Trump (që ka më së paku 4/5 adresa konsultuese vendimarrëse) natyrisht, që ska asnjë Plan e asnjē Marreveshje (ndoshta me shkrim) për "këmbim territoresh",ama, nuk e përjashtoj fare një tē tillë gojore, që e gatuan triada thaçi&vuçiq&rama, s'bashku me lobin serbo-greko-rus.
2. Meqenëse, pushtetarët tanë gjatë gjithë periudhës së pasluftēs u fascinuan dhe notonin në luksin e krimit e korrupsionit, lobet serbo-ruso-greke punuan pa ia nda me kongresmen e njerëz që ushtrojnë ndikim në "ëndrren amerikane" (koncept ky i Jeremy Rifkin)
3. Eh! Planin e ka Taci me Vuciqin e Ramen! Grenellit e Palmerit i ka mbetur veç aminin me ia bë këtij pazari dhe me e "shitë", si produkt "made in Amerika"! Tash, këta 82 deputet që e rrëzuan qeverinë legale dhe legjitime, vec duhet (sikurse ne demarkacion) me ngrit?? dhe me e aprovu ne Kuvend. Mirëpo, jam shumë i sigurt që qytetaria s'do rri duarkryq... dhe se do i shfrytëzoj gjitha mjetet për ta ndal këtë "transaksion" tē dëmshëm për Kosovën dhe gjithë shqiptarët, në Ballkan.