“Vitin a kaluar na është thënë edhe nga zyrtarë amerikanë se shkëmbimi i territoreve është diskutuar”

Aktuale

“Vitin a kaluar na është thënë edhe nga zyrtarë amerikanë se shkëmbimi i territoreve është diskutuar”

Më: 27 mars 2020 Në ora: 18:32
Mimoza Kusari - Lila

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deklarata e mbrëmshme nga SHBA është për t’u përshëndetur.

“Përmes saj thuhet se Richard Grenell nuk ka parë një plan sekret dhe dëshiron që të na sigurojë se ai nuk ka bërë këtë plan sekret”.

Në Info Magazine ajo ka thënë se një vit më parë asaj dhe një përfaqësuesi tjetër politik nga Kosova i është thënë e kundërta.

“Sa për kredibilitet që kësaj deklarate, jam vet dëshmitare edhe më një përfaqësues politik që me një seri takimesh në vitin e kaluar na është thënë – edhe nga përfaqësues të lartë amerikanë – se është diskutuar shkëmbimi territorial”.

“Kam qenë e ftuar në kapacitet të partisë politike që na është thënë se ndarja e Kosovës është plan, gjegjësisht shkëmbimi i territoreve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat