Deputeti i AAK-së: Ministria e Financave të marrë masa konkrete edhe për gazetarët

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Ministria e Financave të marrë masa konkrete edhe për gazetarët

Më: 27 mars 2020 Në ora: 19:03
Deputeti i AAK-së, Ali Berisha

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka kërkuar nga Ministria e Financave që të marrë masa konkrete për shpërblimin e gazetarëve, njëjtë siç është vepruar edhe me mjekët, zjarrfikësit e policët.

Berisha shkroi në Facebook se gazetarët janë në shërbim dhe me mision si dhe brenda vatrave të krizës.

Postimi i plotë i Ali Berishës:

Ministria e Financave, vet ministri në detyrë, urgjentisht të marrë masa konkrete, efikase që krahas shpërblimit për Mjekët, Zjarrfikësit dhe Policët, të kategorizoi edhe gazetarët!

Janë në shërbim, janë në detyrë dhe mision, janë brenda vatrave të krizës, janë aty ku duhet dhe ku po kërkohet.

Kam parasysh këtu ndarjen, sektor publik me atë privat, por kjo nuk pengon që me një ekspertizë të shpejtë të profesionistëve ekonomik, të gjendet një modalitet dhe zgjidhje.

Flas për Gazetarët, jo për institucionet mediale.

Jam shumë i qartë, krahas asaj që mediat mund të përfitojnë si sektor privat, thelbi i kërkesës time qëndron tek gazetari të cilin e shohim krah mjekut, policit, zjarrfikësit duke rrezikuar veten dhe familjen.

Jam mjek, nuk jam ekonomist, por jam i gatshëm të jap kontributin tim si deputet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat