Shpend Ahmeti kërkon që të zgjatet orari i ndalesës për qarkullim

Aktuale

Shpend Ahmeti kërkon që të zgjatet orari i ndalesës për qarkullim

Më: 27 mars 2020 Në ora: 20:10
Shpend Ahmeti

Rreziku i përhapjes së Corona Virusit ka bërë që rrugët e Prishtinës të jenë të zbrazëta prej kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për ndalimin e qarkullimit në një orar të caktuar.

E duket se as ky orar nuk po mjafton, që kryeqytetasit të shmangin kontaktin më njëri tjetrin.

Si rrjedhojë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me kryetarët e tjerë kanë kërkuar nga Qeveria që të ndryshohet ky orar i ndalimit të qarkullimit.

Në Prishtinë, deri të premten pasdite janë 8 raste të konfirmuara me Covid 19.

Pos kësaj, Ahmeti ka edhe një rekomandim në mënyrë që t’i bëhet ballë numrit të shtuara të rasteve me virusin Corona.

I pari i kryeqytetit, pohon se rreziku më i madh në këtë situatë është në komunën që ai drejton, për shkak të aktiviteteve të shumta dhe mundësisë më të madhe të kontaktit mes njerëzve.

Ndërkohë, deri të premten pasdite në Kosovës janë konfirmuar 86 raste të prekura me Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat