25 persona ndihmojnë vullnetarisht të izoluarit me Koronavirus në Qendrën e Studentëve

Aktuale

25 persona ndihmojnë vullnetarisht të izoluarit me Koronavirus në Qendrën e Studentëve

Më: 27 mars 2020 Në ora: 20:24
Foto vullnetarët

Mjekëve që po kontrollonin të izoluarit në Qendrën Studentore, iu kanë shtuar edhe disa vullnetarë.

Janë rreth 25 persona që tash e disa ditë po ofrojnë asistencë vullnetare me shërbimet mjekësore por edhe ato logjistike.

Puna kryesore e tyre, është vëzhgimi i gjendjes shëndetësore të personave të izoluar.

Ata janë studentë në vitin e fundit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe erdhën këtu përmes ministrisë së Shëndetësisë.

Këta thonë se edhe pse gjendja është e vështirë, vullneti i tyre për të dhënë kontribut në këtë situatë nuk mungon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat