Grenell e thotë qartë: Nuk ka mbështetje për Kosovën, nëse nuk e bën këtë gjë

Aktuale

Grenell e thotë qartë: Nuk ka mbështetje për Kosovën, nëse nuk e bën këtë gjë

Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:16
Richard Grenell

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë heqjen e taksës në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi dypalësh.

“Duam që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe puna jonë dypalëshe” ka thënë ai.

Grenell ka thënë se SHBA besonse taksa ishte duke e dëmtuar popullin e Kosovës.

“Ne besojmë se taksa duhet të largohet pa mëdyshje dhe menjëherë, sepse po e lëndonte popullin e Kosovës. Nuk është duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik, që është qëllimi ynë, prandaj ne ishim duke u siguruar që të gjitha agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara do ta përkrahnin atë politikë” ka theksuar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat