Isa Mustafa: LDK e kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve, marrëveshja arrihet në tavolinë

Aktuale

Isa Mustafa: LDK e kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve, marrëveshja arrihet në tavolinë

Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:36
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për deklaratat e Palmer dhe Grenell se nuk ka marrëveshje sekrete Kosovë- Serbi.

Sipas Mustafës, marrëveshja me Serbinë bëhet në tavolinë, ku garantues janë SHBA-të.

“LDK është deklaruar qartë se nuk e përkrah asnjë marrëveshje që mund të çojë në shkëmbimet territoriale”, tha Mustafa.

Mustafa e ka fajësuar edhe presidentin Thaçi, që ka krijuar konfuzion me idetë e tij, që mund të ketë bashkim të Luginës me Kosovën.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që SHBA-të e kanë marrë përsipër që të jenë ndërmjetës dhe garantues në negociatat Kosovë- Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat