Intervistë rreth ushkurit

Aktuale

Intervistë rreth ushkurit

Nga: A.J Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:39

Publicistja Kimete Berisha, menjëherë pas publikimit të Intervistës se Richard Grennel ka komentuar më një status në facebbok duke thënë kështu se ka qenë Intervistë rreth ushkurit.

Publicistja po ashtu ka thënë se edhe pse Berat Buzhala nuk e nxori intervistën që ka dashur nga Richard Grenelli, por megjithatë e nxori nga Ai fjalinë që neve na duhet më së shumti, populli amerikan e do popullin e Kosovës

Postimi i plotë:

Intervistë rreth ushkurit.

Berati nuk e nxori intervistën që ka dashur nga Richard Grenelli, por megjithatë e nxori nga Ai fjalinë që neve na duhet më së shumti:

Grenell tha: Populli amerikan e do popullin e Kosovës. Dhe tregoi se punon për liberalizimin e vizave.

Intervista përfundoi rreth ushkuri, në orientimin e tij seksual, thuajse Kosova e ka gajlen e seksit të Grenellit.

Grenelli ka qenë i matur dhe fantastik. Kushdo që e ngacmon për jetën e tij private, është idiot i madh dhe meriton përbuzje.

Se, kështu e kanë zanat shqiptarët. Të sulmojnë në jetën personale, thuajse vet e kanë bë namin.

Grenelli nuk e di se këtu janë të atakuar:

1. Beqarët;

2. Gratë e dhunuara në luftë;

3. Të vejat;

4. Të divorcuarat;

5. Gratë që nuk kanë fënijë,

5. Të varfërit;

5. Të sëmurit mendor;

6. Gratë e pavarura dhe të guximshme;

7. Personat me të nevoja të veçanta;

8. Dhe mos të harroj, aseksualët..

Kjo shoqni me bë m'u çel është e tmerrshme, duhet m'i injoru se ta thith gjakun si vampiri lakuriq që e çorron dielli por sheh në terr.

Prej Grenellit, faleminderit që nuk tregoi çka mendon përnjëmend për ne.

Faleminderit që nuk ia dha intervistën Beratit.

Dhe, na fal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat