Deputeti i LDK-së: Sonte Grenell e “goditi” PAN-in

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Sonte Grenell e “goditi” PAN-in

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:45
Richard Grenell

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka folur pas deklaratës së të dërguarit presidencial për dialogun me Serbinë Richard Grenell, se tarifa i ka shkakuar dëmë Kosovës ekonomikisht e politikisht.

Avdyli ka thënë se kjo po tregon se sa të dëmshme e të pamenduara ishin politikat 2-vjeçare të PANI-it që mbajti tarifën deri në fund, përcjell Bota sot.

“Sonte Grenelli më shumë foli kundër politikave të mbrapshta të PAN-it”, ka thënë deputeti i LDK-së në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Theksi kryesor i Intervistës i Ambasasorit Grenell ishte dëmi që ka shkaktuar TARIFA Kosovës si ekonomikisht e politikisht.

Prandaj kjo e vërteton edhe një herë se sa të dëmshme e të pamenduara ishin politikat 2 vjeçare të PAN-it që vendosi e mbajti deri ne fund Tarifën.

Por edhe ata që e neglizhuan.

Prandaj sonte Grenelli më shumë foli kundër politikave të mbrapshta të PAN-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat