I gjithë personeli shëndetësorë në Gjakovë rezulton negativ në COVID-19

Aktuale

I gjithë personeli shëndetësorë në Gjakovë rezulton negativ në COVID-19

Më: 27 mars 2020 Në ora: 21:43
Mjekët

I gjithë personali shëndetësorë në Gjakovë që janë testuar për coronavirus kanë rezultuar negativ.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

“I gjithë personeli shëndetësorë që janë testuar sot kanë rezultuar negativ, së bashku do të fitojmë këtë betejë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri më tash në Kosovë janë konfirmuar 88 raste me COVID-19, njëri prej tyre është shëruar ndërsa ditën e diele u shënua edhe viktima e parë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të iu përmbahen rekomandimeve të dhëna.

Postimi i Spitalit të Gjakovës:

ZYRTARE

I gjithë personeli shëndetësorë që janë testuar sot kanë rezultuar NEGATIV !

“SË BASHKU DO TA FITOJMË KËTE BETEJË “

Sinqerisht,
Hilmi Shala
UD Drejtori Ekzekutiv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat