Lajmërohet edhe Skënder Hyseni për deklaratat e Richard Grenell, ja çfarë thotë

Aktuale

Lajmërohet edhe Skënder Hyseni për deklaratat e Richard Grenell, ja çfarë thotë

Nga: N. H Më: 27 mars 2020 Në ora: 22:17
Richard Grenell dhe Skënder Hyseni

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë , “për të gjithë ata trushpërlarë që po bëjnë lojën e djallit duke komentuar me pasaktësi dhe qellim të keq, intervistën e Richard Grenell”, e përcjell edhe njëherë njoftimin që kishte pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan.

Ky reagim erdhi pas deklarimeve të Richard Grenell, rreth heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, dhe përgjigja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Të nderuar miq dhe qytetarë,
Për të gjithë ju, e kësaj radhe për të gjithë ata trushpërlarë që po bëjnë lojën e djallit duke komentuar me pasaktësi dhe qellim të keq, intervistën e Richard Grenell në T7 sonte, ketu po ripostoj deklaratën time pas takimit me 10 mars në Shtepinë e Bardhë në Washington D.C

"Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në Washington
Me autorizimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Washington nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.
Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.
I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t'i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.
Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.
E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.
LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.
LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative."
Skender Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat