Krasniqi: Grenell e konfirmoi atë që Veseli ia tha në Twitter me 7 shkurt, se Albini po e gënjente

Aktuale

Krasniqi: Grenell e konfirmoi atë që Veseli ia tha në Twitter me 7 shkurt, se Albini po e gënjente

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:02
Richard Grenell

Memli Krasniqi ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli i kishte treguar Grenellit qysh moti se Albin Kurti po e gënjente.

Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësuesi Special i Presidentit Amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi ka thënë sonte në një intervistë për T7 se kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e kishte shikuar në sy dhe i kishte premtuar se do ta heqë menjëherë tarifën 100 përqind por më pas nuk e bëri këtë.

Sipas Krasniqit, nëpërmjet kësaj deklarate, zyrtari i lartë Amerikan tërthorazi theksoi se është ndier i gënjyer nga Albin Kurti.

“Më 7 shkurt 2020 në një komunikim në Twitter, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte paralajmëruar Ambasadorin Grenell se kreu i Vetëvendosjes është gënjeshtar dhe ka gënjyer SHBA-të’ ka thenë Krasniqi.

Më poshtë, ja cka kishte shkruar Veseli në Twitter atëkohë.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat