Këshilltari i Thaçit për Kurtin: Shpikja e marrëveshjes sekrete ishte fyerje për Amerikën

Aktuale

Këshilltari i Thaçit për Kurtin: Shpikja e marrëveshjes sekrete ishte fyerje për Amerikën

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:09
Adil Behramaj

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kur e kuptoi se nuk kishte shpëtim nga rrëzimi , për të krijuar më shumë turbullira e shpiku ‘marrëveshjen sekrete”. Ai ka thënë se kjo ishte fyerje për Amerikën, prandaj reaguan përfaqësuesit amerikan.

Behramaj ka thënë se kjo ishte fyerje diplomatike për përfaqësuesit amerikanë të cilët më pas edhe reaguan.

Ky është postimi i tij:

Kjo shpikja e Kurtit për “Marrëveshjen Sekrete” goxha analoge me Eurekën e Arkimedit, i cili aksidentalisht e kishte shpikur teorinë e tij. Duke dashur të vdiste i pastër, pasi ishte kërcënuar me ekzekutim nga mbreti, sepse nuk po e gjente dot peshën e kurorës së tij, Arkimedi e kishte mbushur vaskën me ujë dhe dyshemeja kishte vërshuar kur ishte futur në të. Aty e kishte kuptuar forcën e shtytjes dhe më pas kishte dalë lakuriq në rrugë duke bërtitur “Eureka…, Eureka”.

Edhe kryeministri i shkarkuar, pasi e kuptoi që nuk kishte shpëtim nga rrëzimi, tentoi ta turbullonte ujin për të dalë vetë i pastër nga “vaska politike”, duke shpikur edhe “Marrëveshje Sekrete” me Amerikën si forcë shtytëse, ndonëse kjo ishte fyerje diplomatike për përfaqësuesit amerikanë, të cilët më pas edhe reaguan.

Nëse bëhemi “mbikëqyrës” të logjikës së Kurtit shohim se ajo mbizotërohet kryesisht nga konspiracioni dhe meqë në Vetëvendosje kanë shumë sekretariate, betime e procese sekrete, kushedi qysh ia ka rrokur mendja atij. Plus i është kujtuar edhe emërimi i përkohshëm i Grenellit si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, zanat ky që kërkon shumë fshehtësi, gjë që e ka shtyrë të dalë politikisht lakuriq ashtu në foltore duke klithur “Marrëveshje Sekrete…, Marrëveshje Sekrete”.

Më pas e hupi kontrollin se sigurisht do ta shpikte edhe ndonjë teori sesi arma më e mirë e një diktature p.sh. është sekreti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat