Profesori amerikan: Ky ishte gabimi i madh i Kurtit gjatë 50 ditëve të kaluara në pushtet

Aktuale

Profesori amerikan: Ky ishte gabimi i madh i Kurtit gjatë 50 ditëve të kaluara në pushtet

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:32
Albin Kurti

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

Ai ka thënë se gabimi i Kurtit, ishte që nuk hoqi tarifën 100% ndaj mallrave të Serbisë, përcjell Bota sot.

Sipas profesorit amerikan, Kurti duhet të kishte ditur që ai nuk do të merrte mbështetje nga BE dhe SHBA për sa kohë që tarifa për mallrat serbe të mos hiqej.

“Gabimi i madh i Kurtit gjatë 50 ditëve të kaluara në pushtet ishte mos heqja e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë. Kurti duhet të kishte ditur që ai nuk do të merrte asnjë mbështetje, as nga BE dhe as nga SHBA për sa kohë që tarifa e Kosovës për mallrat serbe të mos hiqej. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionuese për t'u marrë me këtë krizë, jo për dikë që është i gatshëm të krijojë konflikte pa ndalesë me partnerët ndërkombëtarë dhe koalicionin”, ka shkruar Ben-Meir në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat