Hamza: VV-LDK ka dy rekorde; 52 ditë në pushtet dhe rrëzimin me 82 vota

Aktuale

Hamza: VV-LDK ka dy rekorde; 52 ditë në pushtet dhe rrëzimin me 82 vota

Më: 28 mars 2020 Në ora: 00:06
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ky subjekt në fokus e ka gjendjen në të cilën ndodh vendi si rezultat i pandemisë së Koronavirsit.

“Ne jemi të gatshëm ta japim mbështetjen tonë për çfarëdo që na kërkohet”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se situata me mocionin PDK nuk i ka kontribuar me asnjë element.

“Është produkt i veprimeve të partnerëve të koalicionit. Kjo qeveri dot a mbajë rekordin për dy gjëra për – 52 që ka qëndruar në pushtet dhe e dyta me numrin e deputetëve që është votuar mocioni për rrëzimin e saj – 82 sish”.

“Ne kemi pasë konsistencë dhe kemi vendos standard të ri. Kadri Veseli pa dalë rezultati zgjedhor e ka pranuar rezultatin dhe është deklaruar për qëndrim në opozitë”.

“VV dhe LDK kanë qenë të papërgatitur për të qeverisur – të dyja bashkë. Nuk ka rregullore që e përshkruan fushveprimtarinë e ministrive. Nuk ngarendim të jemi pjesë e pushtetit. Nuk jemi duke diskutuar për këtë çështje. Po e luajnë rolin e viktimës, për 50 ditë kemi qeverisur mirë… Kemi pasë rezerva ende pa u bërë. Nuk kemi besuar në këtë Qeveri. Skepticizmi ynë po del se ka qenë i drejtë. Çdo punë të mirë e vlerësojmë dhe pranojmë. Por kjo qeveri i ka bërë dëm të madh vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat