Daut Haradinaj: “Më ka shiku në sy dhe më ka thënë: ‘Do ta heqi taksën’. Grenell për Kurtin!

Aktuale

Daut Haradinaj: “Më ka shiku në sy dhe më ka thënë: ‘Do ta heqi taksën’. Grenell për Kurtin!

Më: 28 mars 2020 Në ora: 00:26
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka komentuar shkurt deklaratën e të dërguar të Trumpit për Kosovën, Richard Grenell i cili tha se “Kurti e ka shikuar në sy dhe i ka thënë se do ta heqi taksën”.

“Më ka shiku në sy dhe më ka thënë: “Do ta heqi taksën”. Grenell për Kurtin”, ka shkruar Haradinaj.

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ka zbuluar detaje të bisedave me Kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin duke thënë se ai i kishte premtuar heqje të taksës.

“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë  Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat