Barnatoret do të punojnë me orar të ri

Aktuale

Barnatoret do të punojnë me orar të ri

Më: 28 mars 2020 Në ora: 08:57
Ilustrim

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që barnatoret e licencuara në Kosovë të punojnë prej orës 06:00-17:00.

Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

Këtë vendim Qeveria në detyrë e mori pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë masa në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu, është marrë vendim për një orar të ri të lëvizjes së kufizuar.

“Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat