Reagon Bulliqi: Nuk kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Aktuale

Reagon Bulliqi: Nuk kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Nga: G.B Më: 28 mars 2020 Në ora: 10:26
Shpejtim Bulliqi

Zyrtari i VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar lidhur me lajmet se ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, derisa ka thënë se nuk ka thënë dorëheqje, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për shkak të pozicionit të ri në Kuvend, ka këkruar mendimin e A.A.K. dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë.

Postimi i tij i plotë:

Te dashur qytetarë,
Për hir të manipulimeve mediatike e politike që po bëhen ditëve të fundit nga disa media të shkruara e eksponentë politikë, ju bëj me dije juve dhe opinionin publik se unë si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nuk kam dhënë asnjë dorëheqje nga kjo pozitë.

Për shkak të pozicionit tim të ri në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar mendimin e A.A.K. dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë.
Me një fjalë ne vazhdojmë punën tonë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht.
Me respekt!
SHB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat