Edhe Gani Geci përfshihet në debatin Grenell-Kurti, tregon për lutjen që Albright ia bëri Hashim Thaçit gjatë luftës

Aktuale

Edhe Gani Geci përfshihet në debatin Grenell-Kurti, tregon për lutjen që Albright ia bëri Hashim Thaçit gjatë luftës

Nga: N.Sh Më: 28 mars 2020 Në ora: 11:49
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci është përfshirë në debatin që tashmë është aktual ku po diskutohet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ‘konfliktin’ e kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurtit me ambasadorin amerikan Richard Grenell.

Geci thotë se është hera e parë që një përfaqësues diplomatik i SHBA-së kyçet në një televizion të shtetit tjetër për të shpjeguar angazhimin e tij politik e diplomatik të SHBA-ve për shtetin e Kosovës.

Geci thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luftuar për këtë vend, kurse tash po e thirr Albin Kurtin dhe po e lut që ta heq taksën se po dëshirojnë me përfundua punën me Kosovë e Serbi, por që nuk po ndodh kjo.

Ai shton se mbrëmë pas intervistës së Grenellit, lideri i LVV-së dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti për t’i qëndruar besnik anëtarësisë së tij thotë se Grenell po rren se nuk i ka thënë që do ta heq taksën.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Geci ka treguar edhe një moment gjatë luftës në Kosovë, kur sipas tij, zonja Albright e kishte kërkur Thaçin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujes, por që Thaçi duke e vonuar këtë proces i kushtoj Kosovës me 10 mijë viktima që i vrau Serbia.

Postimi i plotë:

Grenell tha ne Amerikanet e duam Kosovën.

Grenell tha nuk ka ndarje

Grenell tha nuk ka shkëmbim territoresh.

Është hera e parë që një përfaqësues diplomatik Amerikën kyçet në një televizion të një shteti tjetër për të shpjeguar për angazhimin e tij politikë, e diplomatik këtë e bëjnë SHBA vetëm për Republikën e Kosovës, ata nuk flasin ne mediumet e huaja as ne mediumet e shteteve me audiencë me 100 milionëshe, ndërsa përfaqësuesi i SHBA-ve e shpjegojë se çfarë kanë bërë SHBA në rrafshin diplomatik për Kosovën merreni me mend ai i shpjegojë edhe orientimet e tij seksuale , sepse ushtria e sahanëve te VV po i shkruajnë atij dhe po i përzihen përfaqësuesit diplomatik të shtetit ma të fortë në botë Grenellit çfarë të bëjë edhe me prapanicën e tij.

SHBA ka luftua more për këtë vend.

SHBA edhe në kohën e bisedimeve në Rambuje aso kohe Znj. Olbright e kërkonte Hashim Thaçin nëpër male 2 javë, o hajde bre djalë nënshkruaje marrëveshjen se po dojmë me bombardua Serbinë po dojnë me ju çlirua nga Serbia ndërsa ky nuk shkojke se duhej me i pyet komandantet e malit dhe Adem Demaqin në krye ideologun e Albinit dhe ajo vonesë na kushtoj 10 mijë viktima që na i vrau Serbia dhe ende po i kërkojmë i kufomat.

Tash po e thirrin Albin Kurtin, o hajde bre djalë hiqe ket taksën se po dojmë me përfundua ketë punë me ju e me Serbinë, se jemi lodh me ju se me dasht me e ndaj edhe me taksë çfarë pengon taksa Serbinë për ndarje .

Evropa qe 10 vjet po sillet e po pështillet e s’po mund ta përfundoi ket punë ndërsa Albin Kurti as telefonin nuk javë qel, Amerikanve thotë u kanë vonë në orën 23, kemi qenë në gjumë.

Apo a fjet keni qenë ju VV- ja !!! ok fleni pra se pe gjejmë një tjetër Kryeministër.

Mbrëmë prapë Albin Kurti për ti qëndruar besnik myhypve te tij i thotë se Grenellit po rren se kurrë si kam thanë që do ta heqi taksën.

A e dimë ne Kosovarët se SHBA i ka harxhua 100 miliard $ për Kosovën.

ShBA bashkë me NATON dhe Evropën pas tyre e ka bombardua Serbinë për neve SHBA e ka bë Kosovën shtet.

Republikanet kanë qenë në pushtet ne vitin 2008.

SHBA e ka bërë GjND dhe na e ka njoftë te drejtën për shtete.

SHBA e ka bërë FSK ushtri e ne sa të mjerë që jemi .

ShBA po donë me bë marrëveshjen dhe me përfundua këtë çështje.

SHBA po donë me i dhanë paret e veta Serbisë në këmbim të njohjes dhe normal ato pare me i marrë ngadalë në Kosovë si në formë kredije, edhe na po mendojmë se taksapaguesit amerikan duhet me pagua gjithmonë për ne?

A jemi ne në vete?!!

Na i kemi ftohë marrëdhëniet me SHBA dhe SHBA tani po don me investua në Serbi dhe ne me na thanë pritni ju se ka vaktë për juve.

Kurrfarë dallimi s’keni ju prej këti PAN -it këta ua kenë dhënë turqve afër 3 miliard € te taksapaguesve tanë në Autostrada, Aeroport e KOST gjysmën i kaëe vjedhë bet dhe Turqit i kanë investua në Serbi 6 miliard € .

Edhe këta ne fillim thonin na jemi ma të mirët ne jemi çlirimtaret

Sepse te gjithë komunistet ne fillim premtojnë shumë me ba përkrahës sepse pa pas përkrahës s’ka pushtet.

"Aty ku thonë ka dredhëza shumë merre krojshën e vogël".

Tani me këto sjellje ju po doni me i shty Amerikanet me investua ne Serbi dhe neve ma na vu Sanksione edhe ndihmat me na i ndal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat