Çfarë thotë Kushtetuta: Këta janë hapat e radhës për formimin e Qeverisë së re

Aktuale

Çfarë thotë Kushtetuta: Këta janë hapat e radhës për formimin e Qeverisë së re

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:09
Kuvendi i Kosovës

Prishja e ‘koalicionit të shpresës’ vetëm pas 50 ditëve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kur Kosova po përballet nga pandemia e koronavirusit, ka shkaktuar një situatë të rëndë dhe të pakënaqur për qytetarët e vendit.

Natyrisht se tani në këtë kohë gati se të gjitha partitë politike, diplomatët e huaj, analistët dhe njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se Kosovës i duhet një Qeveri e re, një Qeveri do të përballet me koronavirusin dhe se është e rrezikshme që të shkohet tani në zgjedhje të reja ku qytetarët janë të rrezikuar nga përhapja e pandemisë.

E tani do të mbetet vetëm sipas vendimeve që do të marrë presidenti Hashim Thaçi duke respektuar vendimet e Kushtetutës, ai do të ketë të drejtë që të cakton mandatarin për formimin e një Qeverie të re.

Në bazë të Kushtetutës, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti ka tri opsione para vetës se si të veprojë.

Image

Tri opsionet e Presidentit Thaçi:

Opsioni i parë, është të nis konsultimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, ngjashëm sikurse ne një situatë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të caktojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë.

Në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet, duhet kërkuar propozimin e mandatarin të ri. Ky propozim nuk mund të jetë sërish Albin Kurti.

Opsioni i dytë, presidenti ka në diskrecion të vendos se cila prej subjekteve politike apo koalicioneve në Kuvend ka gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë e re.

Ndërsa opsioni i tretë dhe i fundit është që përmes një dekreti të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë të zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se me 82 vota për 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK’ja, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të jetës së saj.

Nga LDK’ja janë shprehur të gatshëm për formimin e Qeverisë së re, ku kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, tha se do të bën koalicion me AAK’në, Nisman dhe pakicat, kurse jo me PDK’në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat