​FKAF kërkon subvencione shtesë për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara - Bota Sot
​FKAF kërkon subvencione shtesë për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Aktuale

​FKAF kërkon subvencione shtesë për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar ka bërë një kërkesë publike ndaj kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit të Financave, Besnik Bislimi që urgjentit të subvencionohen familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme.

Forumi Kosovar i aftësisë së Kufizuar përmes kësaj shkrese kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të subvencionojë për 3 muajt e ardhshëm të gjitha familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme të cilat janë përfitues të Ligjit për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Përhershme.

Sipas këtij forumi, familjet që janë në përkujdesje të fëmijëve me aftësi të kufizuara janë duke hasur sfida të rënda ekonomike duke qenë se shuma e përfitimit nga ky ligj është tejet e vogël prej 100 euro në muaj dhe nevojat e tyre janë rritur edhe më shumë si pasojë e rrethanave të krijuara nga p andemia globale COVID 19.

“Duke qenë se përfitues të Ligjit Nr. 03/L-022 Për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Përhershme janë fëmijët me sindromën doën dhe autizëm ndërkaq janë krejtësisht të përjashtuar fëmijët e shurdhër, ju lutemi që ta keni në konsideratë edhe gjendjen e fëmijëve të shurdhër. Ngase, aktualisht këta të fundit, nuk përfitojnë përkrahje materiale nga asnjë skemë ligjore për personat me aftësi të kufizuara dhe në këtë mënyrë janë një grup me një gjendje shumë të rëndë financiare. Ne konsiderojmë që është shumë e nevojshme të gjindet një alternativë subvencionimi për 3 muajt e ardhshëm edhe për fëmijët e shurdhër. Andaj, ju lutemi t’i keni në konsideratë vështirësitë dhe nevojat me të cilat janë duke u ballafaquar të gjitha familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme. Meqenëse gjendja e tyre është rënduar edhe më shumë shka ku i rrethanave ekonomike të krijuara nga pandemia globale COVID-19, ju lutemi shumë që t’ia mundësoni marrjen e subvencioneve shtesë të gjitha familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, ashtu siç ia mundësuat subvencionet pensionistëve të Kosovës”, thuhet në kërkesën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat