Deputeti i VV-së, Fitim Haziri: Bordi i SHSKUK-së u shkarkua për shkak të tenderëve, nepotizmit dhe refuzimit të donacioneve miliona euro

Aktuale

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri: Bordi i SHSKUK-së u shkarkua për shkak të tenderëve, nepotizmit dhe refuzimit të donacioneve miliona euro

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:10
Fitim Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka treguar arsyet që e kanë shtyrë qeverinë në detyrë të marrë vendim për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Haziri ka përmendur keqpërdorimet me tenderë, manipulime me tenderët me barna dhe nepozimi, që sipas tij janë bërë nga menaxhmenti i shkarkuar.

Haziri, ka përmendur refuzimin e donacioneve miliona euro në kohën e kur ministrinë e Shëndetësisë e kishte udhëhequr Uran Ismaili.

Shkrimi i plotë i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri:

Pse u shkarkua bordi i SHSKUK-së

1. Akuza për keqperdorim të tenderëve.

2. Manipulime në procedurat e tenderimit për barna esenciale me kohë, duke e gjetë SHSKUK-në, të pa përgaditur në kohë pandemie.

3.Nepotizëm i theksuar në pjesën më vitale të shoqërisë, siç është shëndetësia.

4. Mashtrime – tender për furnizim me material shpenzues të hemodializes përpos që është manipuluar me specifikacione për të blerë materiale shpenzuese në kompani të caktuara, rrezikohen edhe pacientat sepse ofertimi behen ndryshe nga specifikimi.

5. Refuzimin e donacioneve – në kohën e Uran Ismailit ishin refuzuar 1 milion maska, donacion nga Kanadaja. Një donacion mbi 2 milion maska ishte nisur nga shteti i Kanadas për dy shtetet shqiptare në vitin 2018, por në Kosovë nuk kishin hyrë kurrë për shkak të politikave manipuluese dhe korruptive. Mesohet se maskat qe ishin ruajtur në një depo në Shqipëri, tashmë janë vënë në qarkullim nga qeveria shqiptare.

6. Kërkesa e bërë prej 250 000 € për skanimin e dokumenteve e cila ishte anuluar pas raportimeve te UnCover Mask ku më parë ishin paguar 60 000 € për këtë punë.

Do mund ta merrni me mend, po mos ta kishim Arbenin, në këtë kohë pandemie…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat