Paçarizi: VV-së i takon prapë mandatari, Qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte më e mira

Aktuale

Paçarizi: VV-së i takon prapë mandatari, Qeveria gjithëpërfshirëse do të ishte më e mira

Më: 28 mars 2020 Në ora: 18:51
Rrahman Paçarizi

Analisti dhe njëherësh profesori universitar Rrahman Paçarizi ka komentuar ftesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar liderëve të partive politike, për formimin e qeveris së re.

Paçarizi në një intervistë tha se mundësia e parë për krijimin e qeverisë së re i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që është fituese e zgjedhjeve.

Sipas tij, në rast se LVV-ja, nuk dëshiron të propozojë një mandatar të ri, atëherë ofrohet mundësia e qeverisë teknike, gjithëpërfshirëse apo qeveri e pakicës.

Paçarizi nuk përjashtoi mundësin që Presidenti i Kosovës mund të shpallë zgjedhje të reja ose kuvendi mund ta shpërbëjë vetveten me 2/3, mirëpo sipas tij në këto rrethana ku jemi me koronavirus, këto 2 mundësi shihen më të largëta.

Paçarizi: Mundësia e parë për krijimin e qeverisë i takon LVV-së

“Mundësia e parë është ajo kushtetuese që duhet të shfrytëzohet njëherë, që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë. Nëse LVV deklarohet se nuk dëshirojnë të propozojë një mandatar tjetër dhe do të dërgojë një përgjigje të tillë, atëherë hap rrugët për mundësit e tjera domethënë për qeveri teknike, gjithëpërfshirëse, qeveri të pakicës apo qeveri me një minimum për shembull nga LDK, AAK, NISMA dhe Pakicat. Mirëpo fillimisht kjo mundësi duhet të shterohet nga LVV, sepse nëse LVV nuk dërgon emrin e mandatarit dhe nuk deklarohet për të, me sa di unë kushtetuta nuk i hap rrugët e tjera dhe vendi mbetët i bllokuar. Nga ana tjetër Presidenti i Kosovës mund të shpallë zgjedhje të reja ose kuvendi mund ta shpërbëj vetveten me 2/3, mirëpo këto dy mundësi tash për tash janë shumë të largëta për shkak të situatës që kemi në vend me koronaviru sin”, u shpreh Paçarizi.

E nëse LVV, nuk e krijon qeverinë e re, Paçarizi thotë se si qeveri më adekuate do të ishte qeveria gjithëpërfshirëse.

Nëse jo gjithëpërfshirëse, si mundësi tjetër thotë se do të ishte koalicioni LDK, AAK, NISMA dhe Pakicat, ndërkohë që LVV dhe PDK do të mbeteshin në opozitë.

Paçarizi: Si qeverinë më të mirë të mundshme do të kisha parë një qeveri gjithëpërfshirëse

“Sa për mua në rast se nuk do të bënte një qeveri tjetër LVV, e cila i ka fituar zgjedhjet, atëherë unë si qeverinë më të mirë të mundshme do të kisha parë një qeveri gjithëpërfshirëse. Por kjo është pothuajse e pa mundur sepse LVV, nuk besoj që do të hynte në ndonjë koalicion me partitë tjera, ndërkohë që një mundësi tjetër sipas meje, gjithashtu e mundshme do të ishte që LDK të bënte qeverinë me AAK me Nismën dhe pakicat, ndërkohë që LVV dhe PDK do të mbete shin në opozitë”, deklaroi Paçarizi.

Paçarizi theksoi se, duhet pritur përgjigjen e lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas tij dhe Kushtetutës ka të drejtë të caktojë mandatarin, si parti e parë fituese.

Paçarizi:Duhet pritur se si do t’i përgjigjen kësaj ftese Lëvizja Vetëvendosje

“Kjo është një ftesë e Presidentit Thaçi, ende nuk ka përgjigje nga të gjitha partitë politike. Duhet pritur se si do t’i përgjigjen kësaj ftese Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas Kushtetutës, ekspertët e të drejtës kushtetuese thonë se e ka të drejtën për ta përcaktuar mandatarin domethënë sikurse në situatën menjëherë pas zgjedhjeve, gjithçka varet nga përgjigjja e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar thirrjes së Presidentit Thaçi”, u shpreh Paçarizi.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do t’i ftojë liderët politikë për t ë nisur bisedimet për hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje më herët kishte pohuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të ftuar nga presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat