Anëtari i PDK-së: Kurti duhet të dijë se ne kemi vetëm një shtëpi – Kosovën

Aktuale

Anëtari i PDK-së: Kurti duhet të dijë se ne kemi vetëm një shtëpi – Kosovën

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:31
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së PDK-së, pas vendimit të fundit të Qeverisë në detyrë, për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së ka reaguar duke thënë se Naser Ramadani, ka qenë ai që qetësonte një popull të tërë.

Gjoshi tha se “Rrëzimi me mbi 80 vota e ka nxjerrë nga kontrolla këtë njeri dhe që tani po merr vendime që mund të sjellin pasoja të pariparueshme”.

Ai madje tha se kryeministri në detyrë, Kurti duhet ta dijë se ne kemi vetëm një shtëpi për të jetuar – KOSOVËN.

Postimi i plotë:

ALBIN K. E KA NORVEGJINË, NE S’KEMI SHTËPI TJETËR VEÇ KOSOVËS

Tung miq!

Unë nuk e njoh z. Naser Ramadanin të Instituit të Shëndetit Kombëtar, që sot me arbitraritet e shkarkoi Albin K.

Unë e njoha z. Ramadani në këtë kohë pandemie vetëm përmes ekranit. Në këtë kohë pandemie e paniku, siguria e tij profesionale qetësonte një popull të tërë.

Rrëzimi me mbi 80 vota e ka nxjerrë nga kontrolla këtë njeri dhe që tani po merr vendime që mund të sjellin pasoja të pariparueshme.

Ne e dijmë se nga buron ky vendim. Albin K. nuk e ka ndjeshmërinë minimale për shëndetin e popullatës, sepse ai tashmë gjithçka ka zhvendosur në Norvegji.

Siguria për të vazhduar jetën në njërin prej shteteve më të zhvilluara të botës është burim në sigurinë e vendimeve të errëta që ai po merr në këtë kohë pandemie.

Pse duhet të shqetësohet Albin K. se si po mbetët një vend, kur ai të mos mbetët më as në detyrë!

Pse duhet të shqetësohet Albin K. për rrezikimin në maksimum të aleancës shqiptaro-amerikane!

Albin K. duhet ta dijë se ndryshe nga ai, ne kemi vetëm një shtëpi për të jetuar – KOSOVËN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat