“Çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike është jolegjitime”

Aktuale

“Çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike është jolegjitime”

Nga: A.SH Më: 28 mars 2020 Në ora: 22:14
Artan Abrashi

Ish-deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se, çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike është jolegjitime.

Ai ka thënë se, Lëvizja VETËVENDOSJE! si e vetmja me mandat propozimi për Kryeministër ka vetëm një emër, Albin Kurtin, atë të cilin, e rrëzuan ligësisht e pabesisht.

Postimi në Facebook:

Zgjedhje. Çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike është jolegjitime. Këtë gjë, të huaj dhe vendor për 20 vite na e trumbetuan vazhdimisht. Prandaj, vetëm zgjedhjet janë zgjidhja. Lakmia e paepur për pushtet dhe frika nga humbja e thellë nuk i arsyetojnë shkeljet kushtetuese. Lëvizja VETËVENDOSJE! si e vetmja me mandat propozimi për Kryeministër ka vetëm një emër, Albin Kurtin. Atë të cilin, e rrëzuan ligësisht e pabesisht. Çdo variant tjetër për të dalë nga situata që e krijuan vet, Kosovën e fundos në anarki, pasiguri politike dhe paqëndrueshmëri institucionale për një kohë të gjatë. Këtë nuk ja kemi borgj askujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat