​Ramadani: Situatën epidemiologjike po e mbajnë duke e frenuar, qytetarët mund të na ndihmojnë

Aktuale

​Ramadani: Situatën epidemiologjike po e mbajnë duke e frenuar, qytetarët mund të na ndihmojnë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 09:23
Naser Ramadan

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani edhe sot ka lutur qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se tani ata mund të na ndihmojnë shumë duke qëndruar në shtëpi.

Ai ka shkruar se situatën epidemiologjike po e mbajnë duke e frenuar.

“Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat