Armend Zemaj ka një kërkesë urgjente për Qeverinë Kurti

Aktuale

Armend Zemaj ka një kërkesë urgjente për Qeverinë Kurti

Nga: N. H Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:49
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj disa kategorive duhet të zgjerohet edhe për të tjera, të cilat janë 24 orë në shërbime të ndryshme publike.

Sipas Zemajt, është e palogjikshme se si zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, punëtorët e shërbimeve publike si ata të pastrimit, janë të përjashtuar nga kjo përkrahje.

“Kjo situatë është tregues i qartë i asaj që kam ngritur si problematikë të vazhdueshme se puna tek ne është e parregulluar, punëtorët janë të pambrojtur, pa kontrata të rregullta dhe sigurisht të paguar keq. Sido i qaset tani qeveria dhe inspektorati i punës mbulesës së ndihmës financiare për ata që janë pa kontrate pune, apo me kontrata të përgjysmuara për mbulesën e pagesës? Duhet urgjentisht të bëhet një regjistër i cili së bashku me organet tjera kompetente të insentifikoj dhe të fus në skemën e ndihmës së pagesave financiare të tyre. Përndryshe kushtet e tyre të jetesës nga ndalesat e pagesave do krijojnë vështirësi të mbulesës së shpenzimeve të jetesës”, shkruan mes të tjerave deputeti i LDK-së.

Ja postimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e puntorëve, shëndetësorë, policëve dhe zjarrfikësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë patjeter duhet të zgjerohet edhe për kategoritë të tjera të cilat janë 24 orë në shërbime të ndryshme publike. Të cilët jo më pak se kategoritë e tjera të përkrahura mund të jenë të ekspozuar ndaj virusit Covid 19.

Është e palogjikshme se si Zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, puntorët e shërbimeve publike si ata të pastrimit, janë të përjashtuar nga kjo përkrahje, gjithnjë duke e ditur sa sa janë të rëndësishëm në këtë kohe dhe me çka mund të përballen.

Kjo situatë është tregues i qartë i asaj që kam ngritur si problematikë të vazhdueshme se puna tek ne është e parregulluar, puntorët janë të pambrojtur, pa kontrata të rregullta dhe sigurisht të paguar keq. Sido i çaset tani qeveria dhe inspektorati i punës mbulesës së ndihmës financiare për ata që janë pa kontrate pune, apo me kontrata të përgjysmuara për mbulesën e pagesës?

Duhet urgjentisht të bëhet një regjistër i cili së bashku me organet tjera kompetente të insentifikoj dhe të fus ne skemen e ndihmës së pagesave financiare të tyre.

Përndryshe kushtet e tyre të jetesës nga ndalesat e pagesave do krijojnë vështirësi të mbulesës së shpenzimeve të jetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat