Këshilltari i Albin Kurtit, ja pse do ta mundim virusin korona - publikon edhe një foto

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit, ja pse do ta mundim virusin korona - publikon edhe një foto

Nga: N. H Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:24
Arianit Beqiri, Nait Hasani dhe Albin Kurti - foto arkiv

Qytetarët nga të gjitha anët po respektojnë me rigorozitet oraret e ndalim-qarkullimit, të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Këtë e dëshmon edhe një fotografi e publikuar nga këshilltari i kryeministrit.

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, ka bërë një koment të shkurtër, duke thënë se vetëdija qytetare e qeveritare janë në nivelin e duhur, andaj edhe do ta mundim virusin Covid-19.

Beqiri këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook, përcjell “Bota sot”.

“A e dini pse do ta mundim virusin Corona? Sepse organizimi qeveritar e vetëdija qytetare janë në nivelin e duhur. Ora 17:05 - Sheshi i zbrazur”, shkruan Arianit Beqiri, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat