“S’munden Mustafa dhe Thaçi t’i anashkalojnë dy njerëzit më të votuar në Kosovë”

Aktuale

“S’munden Mustafa dhe Thaçi t’i anashkalojnë dy njerëzit më të votuar në Kosovë”

Nga: A.Zh Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:29
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Samir Potera nga shoqëria civile, ka thënë se nuk mund të anashkalohet Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, për krijimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se një gjë e tillë është jolegjitime dhe kundër frymës kushtetuese, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, nuk mund ta anashkalojnë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Postimi i plotë i Poterës në Facebook:

Ç’a po menoni

Nuk mundeni ju ta anashkaloni fituesin e zgjedhjeve, VV. Nuk mundeni me devijue vullnetin e popullit.

Është kundër frymës kushtetuese. Është kundër praktikës së deritanishme. Është jolegjitime.

S’mundet Isa Mustafa që ka zero vota edhe Hashim Thaçi që e ka kapë postin e Presidentit përmes pazareve me të, ta anashkalojnë njeriun më t’votuar n’Kosovë, Albin Kurtin.

Nuk mundeni ju ta anashkaluar Vjosen, që ka dalë e dyta më e votuara.

Nuk mundeni ju me na pru PDK, AAK e Nismën në pushtet, kur qytetarët kanë votuar kundër tyre.

#JoPuç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat