Ish shoku i Albin Kurtit në burg, tregon fjalimin e fuqishëm të Kurtit në burgun e Nishit

Aktuale

Ish shoku i Albin Kurtit në burg, tregon fjalimin e fuqishëm të Kurtit në burgun e Nishit

Nga: D.RR Më: 29 mars 2020 Në ora: 18:31
Albin Kurti

Enver Dugolli, ish shoku i Albin Kurtit në burgun e Nishit, ka ndarë një pjesë të një fjalimi të kryeministrit Kurti në atë kohë.

Në fjalim Kurti kishte thënë se nuk është më rendësi që ai do ta pësojë, por që e vërteta për lirinë e Kosovës dhe luftën e saj duhet thënë edhe këtu.

Postimi i plotë i Dugollit:

Albin Kurti në burgun e Nishit, viti 2000.

"...Nuk është me rëndësi që unë e pësoj. E vërteta për lirinë e Kosovës dhe luftën e saj duhet thënë edhe këtu. Aq më tepër duhet thënë këtu, që ta kuptojnë edhe serbët se politika fashiste e tyre duhet dënuar. Kosova dhe liria e saj kanë nevojë të mbrohen ende. Lufta nuk ka përfunduar ende. Na pret një rrugë tjetër e përballjes, besa edhe e sakrificës...”.

Libri "Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh"
Botues "Shoqata e ish të Burgosurve Politik"
Prishtinë 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat