​Kurti nga ballkoni i Kryeministrisë: Kjo është situata më serioze që pas luftës në Kosovë

Aktuale

​Kurti nga ballkoni i Kryeministrisë: Kjo është situata më serioze që pas luftës në Kosovë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 21:32
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u është adresuar sonte qytetarëve të vendit në kohën kur vendi sikurse e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ai me këtë rast u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që situata me koronavirus të mos merret me panik.

“Virusi COVID-19 transmetohet shumë dhe shpejt. Kjo është situata më serioze që pas luftës kemi pasur në Kosovë. Këtë ditë do të hyjmë në muajin ku mund të kemi një shtim të të prekurve nga virusi, dhe pas këtij muaji, nëse tregojmë kujdes të duhur, do të fillojmë ngadalë të dalim nga kjo gjendje dhe t’ia nisim të gjitha punëve që kemi lënë në mes”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se mënyra e vetme për të përballuar krizën me koronavirus është kujdesi i të gjithëve dhe izolimin si masa e vetme që bota ka vendosur për shkak të koronavirusit.

“Sot vuajtjet e të gjithë ve në gjithë botën është e përbashkët. Kjo pandemi po na mëson të ushtrojmë ndjenjën e të qenit bashkë. Ne kemi marrë masa kufizuese shumë më parë se vendet që po pësojnë sot më shumë nga virus. Ne e pamë shpërndarjen e dhe menaxhimin e emergjencës në kohën e duhur dhe gjendja është tërësisht nën kontroll. Kjo nuk duhet të na çlirojë. Duhet ta bindim veten dhe çdo familjar të qëndrojnë në shtëpi”, tha Kurti.

Ai është zotuar se Qeveria në detyrë do të ndihmojë bizneset për të tejkaluar gjendjen e krijuar si pasojë e koronavirusit, teksa ka deklaruar se Kosovës nuk do t’i mungojë as mielli dhe as artikuj të tjerë.

“Ky është një lloj burgu apo arrest shtëpiak, por nuk është vuajtje të kufizohet dalja për një muaj. Nuk duhet të dilni në rrugë vetëm se kur është e domosdoshme, pasi rrezikoni familjarët tuaj dhe të moshuarit. Respektojeni kufizimet e lëvizjes dhe ruani higjienën tuaj”, ka porosi tur Kurti.

Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 94 raste me koronavirus, një prej tyre i shëruar dhe një i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat