Akuza e kreu të VV-së në Tiranë: Rama i gëzuar për grushtin e shtetit në Kosovë

Aktuale

Akuza e kreu të VV-së në Tiranë: Rama i gëzuar për grushtin e shtetit në Kosovë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 08:22
Rama dhe Kurti

Kreu i zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi ka reaguar në lidhje me heshtjen e Edi Ramës, për atë që ai e emërton si ‘grusht shteti’ në Kosovë.

Abazi nxjerr disa arsye, mes të cilave dhe atë që, Edi Rama gëzon për atë që po ndodh në Kosovë.

"KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë.

Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht.

Hesht sepse i painteresuar?

Hesht sepse kështu miraton?

Apo hesht sepse nuk dëshiron t'i dëgjohet gëzimi?’, shkruan Bojken Abazi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat