Po i përmirësohet gjendja infermieres së Kosovës të infektuar me koronavirus

Aktuale

Po i përmirësohet gjendja infermieres së Kosovës të infektuar me koronavirus

Më: 30 mars 2020 Në ora: 10:09
Klinika Infektive

Në Klinikën Infektive të QKUK_së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.

• 32 të sëmurë janë në gjendje stabile;

• 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për Covid 19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat