Nagavci thotë se deputetët që votuan për rrëzimin e Qeverisë, u rreshtuan në krahë të Thaçit

Aktuale

Nagavci thotë se deputetët që votuan për rrëzimin e Qeverisë, u rreshtuan në krahë të Thaçit

Më: 30 mars 2020 Në ora: 11:49
Nagavci

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se të gjitha partitë u bënë bashkë për të rrëzuar Qeverinë Kurti, siç ka deklaruar ajo për të penguar luftën e krimit dhe korrupsionit, e për të hapur rrugën për planet dhe skenarët e Thaçit.

Sipas saj, deputetët që votuan pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti, janë deputetë që u rreshtuan edhe një herë në krah të Thaçit.

Postimi i saj i plotë:

Deputetët që votuan pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti, deputetët që u rreshtuan edhe një herë në krah të Thaçit.

Çfarë na tregojnë 82 votat pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti? LDK,PDK,AAK,Lista Serbe etj u bënë bashkë, u bënë bashkë për të rrëzuar Qeverinë Kurti, për të penguar luftën e krimit e korrupsionit, për të hapur rrugën për planet e skenaret e Thaçit.

E asnjëra nga këto nuk është për të mirën e vendit.

Pra mos i jepni numrit legjitimitetin që nuk e kanë, sepse së paku 24 deputetët e LDK-së kanë premtuar se do të qeverisin me LV! për të luftuar krimin e korrupsionin dhe se partitë e PAN-it do t’i dërgojnë në opozitë. Ndërkaq tani hapur po shprehet dëshira e LDK-së për të qeverisur me ish partitë e PAN, të varur krejtësisht nga Lista Serbe, kurse deklaratat që PDK do të jetë në opozitë, në fakt janë vetëm një tentim për të pastruar këtë parti, duke i pasur në dispozicion votat e njëra-tjetrës çdo herë kur e kanë të nevojshme.

Forca e numrave nuk justifikon veprimet pa parime, mashtrimet ndaj elektoratit e as propaganda koti si kjo kunderamerikanizmit.

Jeni lehtësisht të lexueshëm, në krah të Thaçit, në shkelje të premtimeve zgjedhore dhe programit që keni votuar vet, duke tentuar të lini vetëm qytetarët në ditët më të vështira për njerëzimin.

Sa për korrektësi këto janë votat pro: 24 deputet të LDK+ 24 deputet të PDK +13 deputet të AAK+ 10 deputet të Lista Serpska+ 5 deputet Nisma&AKR+3 Grupi 6+ ( këtu kemi deklarime të dy deputeteve se nuk kanë marrë pjesë në votim) +3 deputet të pakicave, pa grup parlamentar.

Kundër 29 deputet të LV! + 3 deputet të LDK-së, 1 deputet nga 6+ apstenim dhe 2 deputete nga 6+ nuk kanë marrë pjesë në votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat