Pallaska: Nëse VV-ja do të besonte në argumentet kushtetuese të Kurtit, nuk do të kërcënonte me vëlla-vrasje!

Aktuale

Pallaska: Nëse VV-ja do të besonte në argumentet kushtetuese të Kurtit, nuk do të kërcënonte me vëlla-vrasje!

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:40
Dastid Pallaska

Avokati dhe juristi Dastid Pallaska, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të Vetëvendosjes dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, ku ky i fundit ka kërcënuar sot me vëlla-vrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re.

Pallaska thotë se nëse Vetvendosje kishte besuar në argumentet kushtetuese të Kurtit, ajo nuk do të krcënonte vendin me trazira të dhunshme e “vëlla-vrasje” nëpërmjet zyrtarëve të saj.

“Po të besonte në “argumentet kushtetuese” tê Kryeministrit në ikje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kërcënonte vendin me trazira të dhunshme e “vëlla-vrasje” nëpërmjet zyrtarëve të vet. Kushtetuta dhe dhuna e përjashtojnë njëra tjetrën!”, tha Pallaska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat