Sot dëshmohet se kush janë servilët e Thaçit

Aktuale

Sot dëshmohet se kush janë servilët e Thaçit

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:14
Hashim Thaçi

Gjatë kësaj jave presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i ftojë krerët e partive politike në vend për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së re, pas rrëzimit të asaj që drejtohet nga Albin Kurti.

Sytë të gjithë i kanë te Isa Mustafa. A do ta tadhtoj Thaçi për herë të parë, të mos i shkoj në takim?
Mirëpo, ende pa i dërguar këto ftesa, tashmë kryeministrit, njëherët lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të shkojë në konsultime me presidentin, pasi duan zgjedhje, meqë kështu e thotë Kushtetuta e Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi përmes një ftese drejtuar liderëve politik ne Kosovë nuk po i tubon për mobilizim për ta luftuar bashkarisht koronavirusin, por duket po e teston autoritetin dhe servilet e tij…
"Takimi i sotëm të presidentit nga Kosova shumë analistë e shohin si testim të forcës së presidentit që njëkohësisht do të zbulohen edhe servilët e Thaçit.." ka thënë sot një analist i njohur i Kosovës për gazetën "Bota sot".

Nga ky takim të gjithë sytë i kanë kah Isa Mustafa i njohër tashmë si një bashkëpuntor i ngushtë i Hashim Thaçit. Por, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke se e ka lërë vetën dhe është distancuar, duke thënë se "unë nuk do të merrem me këtë proces."
Ndryshe Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i LVV-së, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje. Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

Sytë të gjithë i kanë te Isa Mustafa. A do ta tradhtoj Thaçin për herë të parë, të mos i shkoj ne takim? Reflektimin e Isa Mustafes janë duke e pritur edhe partitë e vogla (AAK, NISMA dhe Lista serbe) që humbën fiasko në zgjedhjet e fundit.

Tani mbetet të shihet nëse udhëheqësit e partive politike poltike do t'i pergjigjen pozitivsht ftesës së Hashim Thaçit. Normalisht duhet t'i përgjigjen ato parti ose ata liderë që u fshehen pas shpinës së Thaçit për ta rrëzuar qeverinë e Kurtit.

Sipas analistit tjetër, Vigan Qorrolli, ka thënë se debati aktual në Kosovë se kush ka të drejtë, presidenti apo kryeministri, është i drejtuar keq. Sipas tij, në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para si parti politike, dhe të njëjtës i jepet e drejta për ta bërë Qeverinë e para, kjo sipas tij, për shkak të besnikërisë së popullit i cili e ka renditur të parën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat