​BE nënshkruan sot kontratën prej 5 milionë eurosh për Kosovën

Aktuale

​BE nënshkruan sot kontratën prej 5 milionë eurosh për Kosovën

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.

Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë (@EuropeanUnionInKosovo). Ngjarja do të zhvillohet përmes një platforme virtuale të takimeve.

“Kontrata do të përfshijë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga COVID-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, auto-ambulanca, oksimetër pulsi në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë. Në rast se disa nga artikujt e mësipërme nuk mund të sigurohe n, do të prokurohen furnizimet e artikujve të tjerë të nevojshëm, siç janë testet, gypat, maskat, dorezat dhe dezinfektuesit. Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës. Eventi do të zhvillohet në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat