Albulena Haxhiu tregon kur duhet të mbahen zgjedhjet e reja

Aktuale

Albulena Haxhiu tregon kur duhet të mbahen zgjedhjet e reja

Nga: G.B Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:55
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe duhet të mbahen menjëherë pas tejkalimit të situatës nga koronavirusi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kushtetuta e Kosovës përcakton se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit.

Postimi i plotë në Facebook:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit. Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë.

Paritë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat