Edhe Gani Geci i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit, përmend presidentin Rugova – kjo është detyra e LDK-së

Aktuale

Edhe Gani Geci i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit, përmend presidentin Rugova – kjo është detyra e LDK-së

Nga: N. H Më: 30 mars 2020 Në ora: 16:55
Gani Geci

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, njëherit zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i cili gjatë ditës ka paralajmëruar luftë vëllavasëse në Kosovë nëse nuk shkohet në zgjedhje.

Geci thotë se është mirë se tashmë kemi rrjetet sociale, të cilat po e pasqyrojnë se nga cila anë po vijnë sharjet, fyerjet, linçimet dhe thirrjet për rezistencë e gjakderdhje.

Duke komentuar deklaratën e Bahtirit, Geci thotë se presidenti Rugova kishte një përgjigje brilante lidhur me këtë.

Ja shkrimi i tij:

Për të gjithë ata që po kërkojnë vllavrasje për të ardhur në pushtet me dhunë, presidenti Rugaova ka pas një përgjigje brilante.

LDK do ta mbrojë demokracinë gjithmonë me mjete demokratike duke mbrojtë pargun e shpisë veten tonë dhe familjet tona. Populli i Kosovës të rrijë i qetë dhe do ta shoh nga cili krah po vjen krimi dhe thirrja për krim.

22 vite kemi pritur për të ditur nga cili krah po vjen krimi shyqyr që i kemi këto rrjetet sociale dhe po e shohim të gjithë nga cili krah po vijnë sharjet, fyerjet, linqimet dhe thirrjet për rezistencë e gjakderdhje dhe mos respektim qytetar të Kushtetutes së Republikës së Kosovës tani po shohim edhe nga cili karah po vjen thirja për gjakderdhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat