Anton Quni priti në takim Besian Mustafën, drekuan së bashku në kazermën e FSK-së

Aktuale

Anton Quni priti në takim Besian Mustafën, drekuan së bashku në kazermën e FSK-së

Nga: A.SH Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:01
Anton Quni dhe Besian Mustafa

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni ka pritur në takim Besian Mustafën ministër në detyrë i Bujqësisë.

Ata biseduan për shqyrtimin e pikave dhe çështjeve të përbashkëta të dy ministrive në përgjithësi dhe në planin e veprimit për përballjen me pandeminë COVID-19 në veçanti.

Postimi në Facebook:

Në kuadër të takimeve koordinuese ndërministrore për veprimet kundër pandemisë së COVID-19, Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, priti sot në vizitë Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në detyrë, Besian Mustafa.
Me këtë rast, Ministri Quni e njoftoi Ministrin Mustafa me zhvillimet e përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ai gjithashtu e njoftoi Ministrin Mustafa me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit.
Nga ana e tij, Ministri Mustafa, shprehu mirënjohjen për kontributin e madh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar.

Tema kyçe e takimit ishte shqyrtimi i pikave dhe çështjeve të përbashkëta të dy ministrive në përgjithësi dhe në planin e veprimit për përballjen me pandeminë COVID-19 në veçanti.
Pas takimit të dy ministrat drekuan në kuzhinën e kazermës së FSK-së, duke respektuar rigorozisht rregullat dhe distancën sociale të përcaktuara për parandalimin e COVID -19.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat