​Nitaj: Nuk ka “popull të Vetëvendosjes” dhe popull tjerët

Aktuale

​Nitaj: Nuk ka “popull të Vetëvendosjes” dhe popull tjerët

Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:38
Muhrrem Nitaj

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka tërhequr vërejtjen se përçarjet e mëdha që po bëhen mes qytetarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të rrezikshme.

Ai ka thënë se nuk duhet të ketë “popull të Vetëvendosjes” dhe popull të partive të tjera, ndërsa ka shtuar se kjo qasje më së paku është përçmim ndaj pjesës tjetër të qytetarëve, që sipas tij, janë shumicë.

“Ndarja e popullit ne " Populli i VV-se dhe të tjerët" është e rrezikshme! Prandaj thirrjet për t’u respektuar vota e sovranit, duke nënkuptuar me këtë vetëm atë pjesë të sovranit që ka votuar për VV-në, më së paku janë përçmim i pjesës tjetër të sovranit, që në rastin konkret rezulton të jetë shumicë! Këtë të drejtë nuk e ka askush, e aq me pak mentorët e ekstremit të majtë nga jashtë!”, shkruan Nitaj në Facebook.

Ai ka thënë se populli ka votuar përfaqësuesit e vet, dhe të njëjtit ka thënë se do të përfaqësojnë deri në zgjedhjet e reja.

“Populli i ka votuar përfaqësuesit e tij dhe ata e përfaqësojnë këtë popull deri në zgjedhjet tjera, dhe ata i përligjin zgjidhjet, qoftë për qeveri të re, qoftë për zgjedhje të reja! Vota e çdo votuesi është e barabartë dhe ajo jepet në zgjedhje e jo në Facebook. Me këtë të fundit as nuk mbahen e as nuk përmbysën qeveritë! Demokracia parlamentare e këtij sistemi zgjedhor në Kosovë, i ka disa norma tjera të funksionimit”, tha Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat