Edhe Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës kërkon përkrahje financiare nga Qeveria për punëtorët e saj

Aktuale

Edhe Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës kërkon përkrahje financiare nga Qeveria për punëtorët e saj

Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:58
Mursel Zymberi

Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës ka thënë se pos policëve dhe mjekëve qeveria duhet të shpërblejë edhe disa kategori tjera të sektorit publik.

Zymberi ka thënë se kjo sindikatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përkrahë edhe shërbyesit civile apo administratën dhe punëtorët socialë.

“Kërkesat tona janë shumë humane dhe minimale”, tha ai.

Kryesindikalisti i këtij sektori ka thënë se shërbyesit civil brenda Policisë së Kosovës ndihmojnë policinë dhe pa ta as që do të mund të funksiononte institucioni.

“Edhe punëtorët social vazhdimisht janë duke u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë. Kemi edhe sektorin e administratës civile që ka nevojë për përkrahje pasi ata edhe në këtë ditë janë në shërbim të qytetarëve”.

I pari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës thotë se tri kategoritë e përmendura duhet të përkrahen me mbështetje financiare me një shumë të caktuar.

“Nuk është numër i madh i punëtoreve dhe nuk do të ngarkohet buxheti i Kosovës. Pse të mos përkrahen edhe këto kategori”.

Zymberi thotë se janë në pritje të një përgjigje nga Qeveria e Kosovës që do t’i mbështeste edhe këta punëtorë me një pako mbështetëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat