Imeri Ahmeti me versionin e tij pas rënies së Qeverisë Kurti: Jo zgjedhje të reja, vendit i duhet qeveri gjithë përfshirëse

Aktuale

Imeri Ahmeti me versionin e tij pas rënies së Qeverisë Kurti: Jo zgjedhje të reja, vendit i duhet qeveri gjithë përfshirëse

Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:12
Imeri Ahmeti dhe Vjosa Osmani

Imri Ahmeti, Krytar i Lipjanit nga radhët e LDK-së, e vlerësoi si jo të duhur deklaratën e kreut të Mitrovicës Agim Bahtiri, ku ishte përmendur “vëlla-vrasja”.

Në një intervistë në Info Magazine ai theksoi se Bahtiri u tregua i pakujdesshëm me këtë deklarim.

“Kjo frymë dhe ky diskurs politik i largimit dhe krijimit të opinioneve jo të mira, nuk është i mirë. Nuk është mirë të krijohet një opinion i tillë i përgjithshëm”.

“Unë jam kolegë me Agimin, jemi miq të mirë dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë në pozicionet që ushtrojmë. Si deklaratë edhe Agimi e di qe është e gabueshme dhe duket se e ka përmirësuar”.

“Mu duk që ishte vërtet i pakujdesshëm por kujtoj që është njerëzore edhe kërkimfalja për një llapsuz të tillë. Nuk ka qenë e qëllimshme por ishte një hyrje në vallen e këtij ambienti politik që po e shohim tani”.

Ahmeti vuri në pah diskursin e përgjithshëm politik në Kosovë kohëve të fundit, gjë që sipas tij është i gabuar.

“Fjala e Agimit rrjedh nga një kontekst i përgjithshëm që po ndodh në shoqërinë tonë. Fatkeqësisht në vend se të orientohemi në situatën për luftimin e virusit Covid-19, kemi hy në njëfarë gare me njëri-tjetrin, në njëfarë gare kush po e fyen kë dhe ne si pjesë e institucioneve, në veçanti si kryetar komunash, nuk guxojmë të jemi pjesë e këtyre fryrjeve të panevojshme në opinion”.

Imri Ahmeti pohoi se rruga përmes linçimeve publike dhe thirrjeve për revolta nuk do të prodhojë diçka të mirë. Ai bëri thirrje për një fushate vetëdijësuese dhe për krijimin e një ambienti demokratik, ku qytetarët mund të shprehen lirshëm.

Sa i përket situatës politike të krijuar në vend pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Ahmeti thotë se nuk duhet që VV-ja te këmbëngulë në zgjedhje të reja, duke shtuar se do të ishte mirë që partitë politike të merren vesh për qeverisje gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat