Limani për veprimet e fundit të Kurtit: Kryeministri ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë

Aktuale

Limani për veprimet e fundit të Kurtit: Kryeministri ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:03
Mufail Limani

Analisti Mufail Limani i ftuar në T7 ka folur rreth veprimeve të fundit të keyeministrit Albin Kurti pasi qeveria e tij u shkarkua me 82 vota në Kuvendin e Kosovës.

Limani nuk arsyeton shkarkimet e fundit të kryeministrit, përfshirë shkarkimin e njëzëvendësministri ditën e sotme.

“Kurti ose është nervoz ose ka ndonjë plan që ne nuk e dimë”, tha Limani.

Ai mendon se në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet Kosova, është e pamundur shkuarja në zgjedhje.

Zgjedhje të reja po kërkon vetëm Vetëvendosje, e cila fitoi zgjedhjet e kaluara më 6 tetor.

“Është jashtë arsyes dhe Kushtetutës të thirren njerëzit në zgjedhje në një kohë pandemie të shpallur nga OBSH”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat