A do t’i përgjigjet Kadri Veseli ftesës së Presidentit për takim? Flasin nga PDK-ja

Aktuale

A do t’i përgjigjet Kadri Veseli ftesës së Presidentit për takim? Flasin nga PDK-ja

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:19
Kadri Veseli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  ka ftuar në takim konsultues këtë javë partitë politike.

E, i pari që është ftuar nga Presidenti është kryetari i LVV-së, Albin Kurti, por nga kjo parti ende nuk ka përgjigje se a do të jetë pjesë e këtij takimi.

Ndërsa, partia opozitare më e madhja në vend PDK-ja në një përgjigje për portalin Front Online, tha se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti i Kosovës.

“E kemi pranuar ftesën, dhe në përputhje me përgjegjësitë tona si partia me e madhe opozitare, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do të marrë pjesë në takimet konsultative të ftuar nga Presidenti i vendit”, tha zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Pas rrëzimit të Qeverisë, Presidenti i vendit pati paralajmëruar takime konsultative me liderët e partive.

I pari i shtetit ka bërë të ditur se gjatë javës do të takojë edhe partitë tjera politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat