Djali i Sami Lushtakut ka disa fjalë për Kryeminstrin Kurti

Aktuale

Djali i Sami Lushtakut ka disa fjalë për Kryeminstrin Kurti

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:33
Sami dhe Mergim Lushtaku

Qeveria Kosovës në detyrë nesër pritet që të largojë tërësisht taksën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina për të zëvendësuar me masat e reciprocitetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, i cili shkurt u shpreh se janë duke punuar në këtë drejtim, derisa thekson se në mbrëmje do të ketë njoftim zyrtar.

Por skeptik për masat e reciprocitetit u shpreh deputeti Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut.

Ai thotë se menaxhimi i reciprocitetit ndaj Serbisë do të jetë i vështirë. Sipas deputetit të PDK-së, qeverisë në detyrë i ka humbur edhe legjitimiteti për vendime të tilla.

“S’ka fare legjitimitet se Kuvendi e ka thënë të kundërtën rreth mbi 82 vota kanë qenë kundër kësaj qeverie. Besoj që pavarësisht se kanë marrë një vendim. E ai vendim hynë në fuqi në mënyrë të shkallëzuar qysh e kanë propozuar. Më mirë kishte qenë me heq taksën nga fillimi se me bërë lojë politike… Ka me qenë edhe më e vështirë menaxhimi i reciprocitetit, mendoj se nuk kemi ende një produkt se cili do të jetë reciprociteti në përmbajte”, thotë ai.

Taksën 100 përqind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Derisa kryeministri në detyrë tashmë, Albin Kurti më 20 mars të këtij viti ka larguar taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Kurse ka premtuar se më 1 prill të vitit 2020 do të largohet tërësisht për t’u zëvendësuar me masa të reciprocitetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat